6.5 C
Mitrovice
E diel, 13 Prill, 2025
spot_imgspot_img

FBK cakton ditën e zhvillimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe Trepçës

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që ndeshja e pestë gjysmëfinale në serinë mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet të dielën.

Pavarësisht kërkesës së Prishtinës që e njëjta ndeshje të zhvillohet të mërkurën, FBK-ja ka vendosur që ajo të luhet më 30 prill.

Sipas njoftimit, “termini i ndeshjes, sipas propozicioneve të garave të FBK-së duhet të bëhet i ditur 72 orë para fillimit të ndeshjes”. “Duke u bazuar në këtë parim, kemi shqyrtuar kërkesën e KB Sigal Prishtina për shtyrje të ndeshjes”.

“Komisioni i Garave i FBK-së ka vendosur që ndeshja e pestë gjysmëfinale në serinë KB Sigal Prishtina vs KB Trepça do të zhvillohet të dielën, më 30 prill. Kujtojmë që KB Sigal Prishtina fillimisht ka kërkuar që ndeshja të shtyhet nga termini i paraparë të enjten, në të premten më 28 prill. Sot (e martë, 25 prill) ndërkohë e ka dhënë edhe një datë alternative, për të mërkurën, 26 prill”, thuhet në komunikatën e FBK-së.

Në kumtesë u tha se cilido caktim i terminit për 26 prill, nuk është as i shqyrtueshëm, “meqë afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave”.


“Duke u nisur nga situata e krijuar dhe faktet ne vijim:

Kërkesa e KB Sigal Prishtinës që ndeshja të shtyhet

Kërkesa e klubeve që ndeshjet e play-offit të zhvillohen me gjyqtarë të huaj

Mirëkuptimi që ka FBK për ndeshjet ndërkombëtare të FHK-së

Mungesa e gatishmërisë së KB Trepçës që të zhvillojë ndeshje jashtë termineve të parapara me PG

Mungesa e gatishmërisë se klubeve që të pajtohen për termin të ndeshjes e shtyrë

Gatishmëria e FBK-së që të mund të sigurojë gjyqtarë të huaj të dielën, me 30 prill”, thuhet në kumtesë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT