16.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Fauci jep lajmin e papritur mbi efektin e vaksinës mbi koronavirusin

Në kohën kur e gjithë bota po rend pas vaksinës së koronavirusit me shpresën se ajo do të sjellë më në fund pak normalitet ne jetët e njerëzve, krye eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci thekson se vaksina e shumëpritur në fakt fokusohet te parandalimi i simptomave dhe nuk e bllokon dot infeksionin.

Komentet e Faucit vijnë në kohën kur katër vaksina kryesore kandidate i janë afruar fundit të testeve klinike. Teksa qëllimi i tyre final konsiderohej të ishte çrrënjosja e sëmundjes, Fauci thotë se prodhuesit kanë objektivave shumë më modestë, të paktën për raundin e parë të vaksinave.

“Gjëja kryesore që dikush dëshiron është të parandalohet infektimi. Dhe nëse kjo arrihet, njerëzit nuk arrijnë të sëmuren rëndë. Nëse vaksina gjithashtu ju lejon të parandaloni infeksionin fillestar, kjo do të ishte një gjë e mirë”, u shpreh ai.

Por Fauci shtoi se ajo nuk e bllokon tërësisht koronavirusin. Komentet e tij janë një goditje për shpresat e Amerikës se vaksinat e ardhshme do ta gjunjëzojnë pandeminë, teksa ai vetë nënvizoi rëndësinë e vazhdueshme të metodave të tjera të parandalimit të infeksionit si maskat dhe distancimi social.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT