Këngëtarja shqiptare, Fifi duket se po e shijon në maksimum jetën jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Së fundmi, ajo ka postuar një fotografi me këngëtarin Yll Limani ku ky i fundit surprizoi mbrëmë banorët e shtëpisë.
Edhe pse kjo fotografi e dy artistëve u pëlqye në masë të madhe nga publiku, shumë nga ndjekësit e Fifit po presin një foto të saj me Granitin.
Kështu të paktën sipas komenteve në Instagram.



