23.8 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Familjet e nxënësve që u vranë dje në Gllogjan, hapin të pame të përbashkët

Familjarët e dy nxënësve që mbeten pa shenja jete nga sulmi me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit kanë hapur të pame të përbashkët, shkruan Gazeta Metro.

Familjari i nxënëses që ka humbur jetën mbrëmë nga sulmi me armë, Binak Mustafa, për Klan Kosovën ka thënë se çdo minutë është i rëndë për ata derisa nuk kapet personi i cili e kreu vrasjen në Gllogjan të Deçanit.

“Çdo minutë i humbur që nuk marrim informata për ne është i rëndë, derisa të zbulohet kush e ka bërë ne jemi të tronditur kur zbulohet personi në fjalë”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se nxënësit e tjerë që ishin në autobus kur ndodhi ngjarja nuk janë në gjendje të mirë emocionale.

“Të gjithë janë në gjendje të keqe shëndetësore ata janë të tmerruar kanë marrë trajtime mjekësore edhe njerëzit që kanë shkuar aty menjëherë për të ndihmuar janë të tmerruar”, ka thënë Mustafa.

Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT