6.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img

Familjarët e raportuan si të zhdukur, 17-vjeçari gjendet i vdekur – mbrëmë kishte dalë me motor

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenje jete në rrugën Landovicë–Gjonaj, e që i njëjti kishte dalë mbrëmë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërkaq sot ishte raportuar si i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se dyshohet që 17-vjeçari derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga.

“Sot më datë 14 tetor 2025, rreth orës 16:00, policia është njoftuar se në rrugën Landovicë–Gjonaj, disa qytetarë që po punonin në ara kanë vërejtur një person të shtrirë nën rrugë, rreth 7–8 metra larg saj, pranë një muri ku po ndërtohej një shtëpi. Sipas raportimeve fillestare të qytetarëve, personi nuk shfaqte shenja jete”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet fillestare. Nga veprimet hetimore është konstatuar se viktima është i mituri V.N. (i lindur më 15.08.2008), nga lagjja Arbane e Prizrenit, i cili që nga mbrëmë nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërsa sot është raportuar si i zhdukur”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT