0.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Familja kërkon ndihmë për shërimin e 6- vjeçarit i diagnostifikuar me leukemi




Arian Krasniqi, 6 vjeçar nga Komuna e Junikut, me vendbanim në Fushë Kosovë, ka nevojë për ndihmë.

Kjo për shkak që i njëjti dy ditë më parë është diagnostifikuar me leukemi akute limfoblastike.

Familja Krasniqi, ka kërkuar ndihmë për shërimin e djalit të tyre, pasi që nuk kanë mundësi që të gjitha shpenzimet t’i mbulojnë vet.

Familja e tij, ka publikuar edhe xhirollogarinë bankare në rrjetin social Facebook, e po ashtu edhe dokumentet të cilat tregojnë për sëmundjen e tij.

Postimi i familjarit:

Miq të mi, nipi im Arian Krasniqi është diagnostifikuar me leukimi akute limfoblastike.
Ai ka nevojë më shumë se kurrë për ne dhe per ndihmën e juaj.

Një ndihmë sa do e vogël për Arianin do të thotë shumë.

Së bashku do ja dalim mbanë…

Zoti e ndimoftë Arianin tonë


TË FUNDIT

TË FUNDIT