8.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Familja Aliu ka vetëm edhe 13 ditë afat, apelon për ndihmë nga qytetarët

Familja Aliu nga Skënderaj që jeton në Fushë Kosovë po jeton në kushte shumë të vështira dhe pa të ardhura nga askush, gjendja e tyre tani është rënduar, transmeton Gazeta Metro.

Kjo familje e cila po jeton në një banesë me qera në Fushë Kosovë, ka vetëm edhe 13 ditë për të liruar banesën pasi nuk ka para për të paguar qiranë.

Anëtari i kësaj familje po thotë se është rritur si jetim dhe familja e tij nuk ka pasur të ardhura e se kushtet e tij kanë qënë shumë të vështira, ai po thotë se nuk merr social nga shteti dhe se nuk po mundet të gjejë punë.

Kjo familje i bënë apel të gjithë atyre që mund t’i ndihmojnë të bëjnë një zgjidhje për një shtëpi apo vendbanim./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT