12.9 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Falsifikoi dokumente e shiti deri 30 prona, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

A.D, është dërguar në mbajtje për 48 orë si i dyshuar për falsifikimin e dokumenteve dhe shitjen e 30 pronave, që i takon komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Sipas policisë vlera e pronave kapte vlerën nga 5 mijë e deri në 7 mijë euro.


Po ashtu bëhet e ditur se dy të dyshuar të tjerë gjenden në kërkim policor.

“Në bazë të dëshmive të mbledhura dhe intervistave të zhvilluara, hetuesit policorë kanë ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit E.B. dhe A.D., kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i dokumentit’. Me që të dyshuarit gjendeshin jashtë vendi, të njëjtit kanë qenë në kërkim policor deri sot, më 18.01.2023, kur i dyshuari A.D., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në ndalje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Vlen të ceket se: A.D. dhe E.B., dyshohet se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, ndërsa avokati B.K., dhe ndërmjetësuesi E.J., kanë kryer veprat penal “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT