5.5 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Faleminderit EBA-së për Spitalin e Fëmijëve, por na mungojnë mjekët

Në lidhje me inaugurimin e Spitalit për fëmijë në QKUK-Prishtinë

Shkruan: Mr.Sc. Jahir Sumiçi – Sociolog

Investimet në infrastrukturën shëndetësore nuk janë veç të nevojshme, por të domosdoshme. Prandaj falënderim dhe mirënjohje sa të jemi gjallë për UAE-në që e bëri të mundshme ëndrren e shumë prindërve që fëmijët e tyre të kenë ku të kurohen e mjekohen në kushte më të mira me standarde të larta europiane e botërore.

Por ajo për të cilën ka nevojë imediate Klinika e Pediatrisë pranë QKUK-së, janë pasurimi i saj me kuadro që mungojnë dhe barëra esenciale (përmirësimi, plotësimi i listës së barërave esenciale që janë të rënda për buxhetet e familjeve në Kosovë).

– Mjekë të sëmundjeve metabolike!
– Dietologë që kujdesen për dietat e fëmijëve me probleme metabolike e alergji në ushqime!
– Specialistë të sëmundjeve të rralla!
– Barëra esenciale!
– Ushqime esenciale për fëmijët me intolerancë ushqimore e probleme me tretjen, alergjitë!
– Etj etj…

Forma, ndërtimi i objekteve e kushteve me të mira është i domosdoshëm, veçse përmbajtja që është alfa dhe omega e çdo gjëje, janë stafi dhe barërat, që fatkeqësisht mungojnë!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT