Figura e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut nuk është figurë e famshme dhe e respektuar vetëm nga shqiptarët anembanë, shkruan mitrovicasot.net
Rezistenca e tij dhe fitoret e tij madhështore ndaj një prej perandorive më të suksesshme në historinë e njerëzimit – Perandorinë Otomane – e madje edhe ndaj një sulltanëve më të suksesshëm të saj – Sulltan Mehmeti i Dytë – i cili edhe pse arriti të pushtojë kryeqytetin e Perandorisë Bizantine – Konstandinopojën – i cili, me përjashtim të një beteje, do të pësonte disfatë e debakël në të gjitha përballjet me Skenderbeun, ia siguruan vendin e merituar jo vetëm në historinë shqiptare por edhe atë botërore.
E merita e Skenderbeut në mbrojtjen e Evropës nga otomanët u njoh edhe nga shteti më i fuqishëm sot e në historinë e njerëzimit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend i formësuar nga vlerat e lirisë e barazisë.
Kështu, në vitin 2005, vetë Kongresi amerikan, prej degëve më të fuqishme të qeverisë amerikane, lëshoi rezolutën në nderim të 600 vjetorit të lindjes së atij që, siç vlerëson dhe vetë rezoluta, mbrojti Ballkanin Perëndimor nga pushtimi otoman.
Burimi: https://www.congress.gov/bill/109th-congress/house-resolution/522/text?fbclid=IwAR0aujZiVAC48ijIkZxnvRNg5umKyazhpuAZOawmtP3HcEd4dy2Xo4cgqyI