19 C
Mitrovice
E premte, 18 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Evropa e Lirë: Çmimi i rrymës pritet të rritet deri në 16%

Radio Evropa e Lirë raporton se ZRRE-ja do ta rrisë çmimin e rrymës deri në 16%.

Kështu raporton REL bazuar në burime të brendshme.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) pritet të marrë vendim sot për ta rritur çmimin e rrymës deri në 16 për qind gjatë një mbledhjeje që është duke e mbajtur në këto momente, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të brendshme.

Ndërkohë, është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT