22.5 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Evgjeni Thaçi e PDK-së ironizon me Limajn: Mezi u bëre deputet, të duhet pak fuqia e Hashimit

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që këtë post e lëshoi dje drejtoi akuza ndaj kryeministrit të ri, Albin Kurti, për shkelje të premtimeve.

Ai madje tha se ka një frikë të vetme për qeverisjen e re.

“Unë e kam vetëm një frikë. Ndoshta do ta harroni Hashimin çka ka ardhur sot dhe po e lë me kaq. Unë jam shumë konstruktiv në temat e mia dhe nuk flas kot. Nuk është e lehtë kjo çka ka ndodhur sot. Është një eksperiment i madh”, ka deklaruar Limaj në Klan Kosova.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, që është edhe mbesa e presidentit Thaçi.

Ajo thotë se nuk duhet me ia marrë për të madhe Limajt, pasi i duhet të konsumojë pak fuqinë e Hashimit, shkruan Reporteri.net.

“T’mos ia shohim për të madhe Fatmir Limajt që po përmend Hashim Thaçin. I duhet të konsumojë pak #hashimpower 💪🏻 sepse menzi arriti të bëhet deputet”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT