Përkrahësja më e madhe e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel, ka kritikuar për herë të parë ashpër liderin e VV’së, shkruan Gazeta Metro.
Eurodeputetja gjermane i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të respekton Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk mund t’ua kufizosh njerëzve orën kur mund të dalin lëvizin jashtë. Ajo ka thënë se rregullat e reja mund të shkaktojnë më shumë dëm dhe se shtetet e tjera kanë caktuar kohën kur qytetarët mund të dalin jashtë shtëpive, por jo edhe orën se kur mund të dalës jashtë.
“Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Rregullat që krijojnë më shumë konfusion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet tjera kanë caktuar kohën që mund të shpenzosh jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek bazat kushtetuese”, ka shkruar eurodeputetja gjermane.
#lockdown rules need to follow #constitutional rules in #Kosovo. Rules make more confusion & are not possible to follow will cause more harm. Other countries have limited time to spend outside, but not the hour when one can go out. Gov need to go back to #constitutional basis
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) April 15, 2020



