7.8 C
Mitrovice
E diel, 25 Janar, 2026
spot_img

Eurodeputeti austriak për 5-vjetorin e MSA-së: Heqja e vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shkruar për pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Me anë të një postimi në Twitter ai ka thënë se kjo ishte marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se përveç kësaj, ky ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Në këtë kontekst, ai thotë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani.

“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT