22.2 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Eurobasket: Kosova pëson disfatë me rezultat të ngushtë nga Norvegjia

Me rezultat 95 me 92 Kosova ka pësuar disfatë nga Norvegjia në ndeshjen e vlefshme për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025.

“Dardanët” ishin ata që e nisën shumë mirë ndeshjen duke e ruajtur një epërsi stabile, aq sa pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me një avantazh prej 43-31, raporton KosovaPress.


E njëjta paraqitje e Kosovës vazhdoi edhe në çerekun e tretë duke e mbajtur epërsinë e dukshme, por gjithçka ndryshoi në 10 minutëshin e fundit ky norvegjezët aplikuan një lojë sulmuese dhe ia dolën që në fund të ndeshjes ta barazonin rezultatin në 81-81 duke siguruar kështu vazhdimet.

Në pesë minutat shtesë Kosova nuk ia doli të mbahej dhe u mposht me epërsi prej tre pikësh, pra 95-92.

Kosova ka një fitore dhe dy humbje, kurse Norvegjia dy fitore e një humbje në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT