24.1 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët ‘Shpata e Artë 2024’ me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO, përcjell Reporteri.net.

Në njoftimin e policisë theksohet se ushtrimi, që u mbajt në Kampin Vrella, “kishte synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave për menaxhimin e përbashkët të krizave. Kjo me qëllim mbështetjen më të mirë të stabilitetit të Kosovës dhe kontribuimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve”.

EULEX-i është reaguesi i 2-të i Kosovës në fushën e sigurisë, si pjesë e një mekanizmi 3-shtresor të reaguesve në fushën e sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i 1-rë, EULEX-i është reaguesi i 2-të, dhe KFOR-i është reaguesi i 3-të.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT