8.9 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Eskalon Surroi, e quan ‘cub’ Presidentin Thaçi

Publicisti Veton Surroi, ka përdorur gjuhë shumë të ulët ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Publicisti Surroi, ka përdorur gjuhë tepër të ulët, duk e quajtur ‘cub’ presidentin Thaçi.

“Për cubëri nuk ke nevojë të thirresh në Kushtetutë”, ka shkruar Surroi në Facebook.

Ky eskalim i gjuhës së Surroit, ka ardhur pasi presidenti Thaçi sot i ka dërguar letrën e pestë liderit të VV’së, Albin Kurti, e si duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak atij.

Përveç kësaj, Surroi i ka thënë se ai mund të thirrej në çdo libër që do të donte, “edhe në regjistrin e numrave telefonikë, edhe në librin e fundit që ke lexuar, qoftë ai i lektyrës shkollore.”

Surroi, ka kohë që është rreshtuar krah liderit të VV’së, Albin Kurti, ndërsa nuk i kanë munguar fyerjeve në drejtim të atyre që kundërshtojnë liderin e VV’së.

Statusi i plotë i Surroit:

“Për cubëri nuk ke nevojë të thirresh në Kushtetutë. Hyn në punë çdo libër. Edhe regjistri i numrave telefonik. Edhe libri i fundit që ke lexuar, qoftë ai i lektyrës shkollore. “Në bazë të faqes 3, paragrafit të dytë të Lugjeve të verdha…”./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT