“Pagesa për vjehërrinë që kujdesen për nipa e mbesa në shtëpi”, ishte ky zotimi që Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shqiptoi para kaçanikasve (dhe jo vetëm) gjatë tubimit zgjedhor në Sallën e Sporteve të qytetit, ku foli gjerë e gjatë për ato që i pandeh si “punë të mëdha” të bëra gjatë qeverisjes së tyre.
Ai u zotua, pa dhënë kurrëfarë hollësish se do të ndajë një miliardë euro për investime të mëdha e të mesme për ndërmarrje prodhuese “ku do të ketë shumë familje ku punojnë të dy prindërit”.
“Do të kemi mbështetje financiare për gjyshet e gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre prej moshë 1 deri në 3 vjeç”, tha Albin Kurti.
“E do t’i paguajmë gjyshet e gjyshërit nëpër shtëpi…dhëndureve e nuseve që punojnë do t’ua paguajmë vjehrrën e vjehrrin”, shtoi ai.