Ish-deputeti i LDK’së, tashmë i larguar nga kjo parti, ka eskaluar në gjuhën e tij drejtuar ish liderit të tij në LDK, Isa Mustafa.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka fyer rëndë Mustafen duke e quajtur hajn dhe ish-komunist.
“Paska shkretu prapë Isa. Zakonisht ata që bërtasin më së shumti -KAPENI HAJNIN, është vetë Hajni. Është rregull e pashkruar që antikomunisti më i rrezikshëm zakonisht është ish-komunisti. Kur Sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa që punoi edhe një vit pas rënjes së autonomisë së Kosovës, flet për ANTIKOMUNIZEM e për shalla të kuqe, edhe atë në vitin 2021 është e gërditshme. Po flet Isë “Antikomunisti” për komunizëm që kur formua LDK ishte në anën Borislav Joviqit”, ka shkruar Avdyli.
Postimi i plotë:
Paska shkretu prapë Isa .Zakonisht ata që bërtasin më së shumti -KAPENI HAJNIN, është vetë Hajni. Është rregull e pashkruar që antikomunisti më i rrezikshëm zakonisht është ish-komunisti. Kur Sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa që punoi edhe një vit pas rënjes së autonomisë së Kosovës, flet për ANTIKOMUNIZEM e për shalla të kuqe, edhe atë në vitin 2021 është e gërditshme.
Po flet Isë “Antikomunisti” për komunizëm që kur formua LDK ishte në anën Borislav Joviqit. Po flet për vlera demokratike ai i cili pas 14 shkurtit ka me mbet në histori si humbësi serik më i madh i zgjedhjeve , që humbi Prishtinën, Podujeven e tërë Kosovën. Ky që LDK-në e ka shëndrru në Lidhje ,por demokratiken e ka shkatërru në atë parti.
Po flet Isë “Rugovisti” që ia ndaloi financat Rugovës e themelonte parti me Bukoshistat për ta dobësuar Rugovën. Po flet ai i cili zgjohej jerm dhe shkarkonte me emaila kolegët nga partia si askush më parë vetëm pse spajtoheshim me veprimet e tij shkatërruese në mes pandemisë. Ndryshimi i madh që do ndodh me 14 shkurt ka me ia trondit themelet krejt kri të veshur në petkun e politikanëve, prandaj kanë arsye me u shqetësua Isa dhe shokët e tij në Partitë tjera që ka bashkëqeverisë e kanë abu me pushtetin për interesa klanore.



