15 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Eskalon Gani Geci, e shan dhe ofendon rëndë gazetarin Arben Ahmeti

Gani Geci i cili së fundi është lëshuar nga burgu, pas vuajtjes së dënimit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, është shfaqur në studion e Kanal 10, ku ka sharë rëndë gazetarin dhe drejtuesin e këtij televizioni, Arben Ahmeti.

Derisa po zhvillohej debati për Specialen dhe çështjen e dëshmitarëve, Geci ka eskaluar për një moment.

Geci i cili u përballë me pyetje të gazetarit Ahmeti dhe që nuk kishte përgjigjet e duhura, nisi duke pretenduar se Ahmeti dhe gazetarët e tjerë kanë marrë para prej ish-presidentit Thaçi, për ta mbrojtur fushatën ‘Liria ka Emër’.

Ndaj tij ka reaguar gazetari duke thënë se kjo është e padrejtë.

“Ti ke marrë pare prej gjykatës speciale për me dëshmu pra, rrejshëm. Ti je dëshmitar i rrejshëm i Gjykatës Speciale”, është shprehur Ahmeti.

Menjëherë ka reaguar Geci duke e ofenduar e sharë rëndë gazetarin.

“Ti je zagar i Hashim Thaçit… ai qe ka marrë pare ja q**** nanën, duke përfshirë edhe ty”, ka ofenduar e sharë Geci.

Më poshtë keni videon e debatit. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT