24.6 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Eskalon debati për shaminë: ‘Merrni lapsat’, ‘kush je ti me na jep urdhër’

Në debatin rreth mbulesës së vajzave në shkolla, ku i ftuar është profesor universitar Blerim Latifi si dhe avokatja Nora Huseinovic janë përplasur verbalisht.

Avaokatja Huseinovic fillimisht i ka provokuar të ftuarit duke thënë “merrni lapsat dhe shënoni nenet që do i interpretoj tani”.

Menjëherë ka reaguar profesori Plerim Latifi, duke thënë ”kush jeni ju që na urdhëroni t’i mbajmë lapsat”.


“Ti Blerim duhet me lexuar pak ma shumë rreth laicitetit”, ka vazhduar tutje Huseinovic.

Latifi ka thënë se në Kosova feja dhe shteti janë të ndara.

“Në shtetin e Kosovës feja dhe shteti janë të ndarë. Shtetit nuk i lejohet me ndërhy në punët e fesë, feja është e pavarur dhe çështjet e saj ashtu si fesë nuk i lejohet me interferuar në çështjet e shtetit. Shkollat publike, në këtë rast shkollat fillore dhe të mesme, janë shkolla të shtetit”, tha Latifi.

Tutje Latifi ka thënë se po flasim për vajza të mitra, që shteti duhet t’i mbroj nga manipulimet.

Ndryshe, nenin 3 paragrafi 1 i pikës 1.13 të Udhëzimit Administrativ të MASH’tit, thotë që nxënësve u ndalohet bartja e uniformës fetare./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT