24.9 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

“Është e turpshme”, “Lshone renin”, Agim Bahtiri e Armend Zemaj fjalosen teksa dalin nga Kuvendi

Deputeti VV-së, Agim Bahtiri, dhe ai i LDK-së, Armend Zemaj, kanë debatuar shkurtimisht jashtë objektit të Kuvendit pas dështimit të serishëm të kosntituimit të Kuvendit të Kosovës.

Bahtiri i VV-së i tha Zemajt se ai dhe kolegët e tij nga LDK duhet të votojnë kur të vijnë në seancë.

“Ne jena ardhë me votue. Ju pse jeni ardhë. Eshtë e turpshme. Jeni ardhë, duhet me votue”, i është drejtuar me zë të lartë Batiri deputetit Armend Zemaj.

Kurse, Zemaj i LDK-së i tha Bahtirit se duhet të lëshojnë radhën, meqë s’janë të aftë ta zgjedhin një kryetar të Kuvendit me 48 vota që i kanë marrë në zgjedhje.

“Mësojeni demokracinë, jo autokracinë”, i tha Zemaj deputetit të VV-së.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT