14.5 C
Mitrovice
E enjte, 2 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Escobar: ShBA-ja ka probleme komunikimi me Kurtin, të njëjtin problem e ka edhe BE-ja e Shqipëria

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një konferencë me gazetarë para ardhjes së tij në një vizitë zyrtare në Prishtinë gjatë kësaj jave, ai ka thënë se raportet ndërshtetërore tejkalojnë ato të një njeriu apo partie.

Zyrtari i qeverisë amerikane ka thënë se me Kurtin të njëjtin problem e kanë edhe shtetet partnere të Kosovës, Britania e Madhe, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, ka thënë ai.

Escobar e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që përcakton euron si valutën për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kështu është pamundësuar përdorimi i dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ai i ka bërë këto deklarata në Bruksel gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i ketë parasysh shqetësimet e komunitetit serb dhe mekanizmit ndërkombëtar për trajtimin e minoriteteve brenda Kosovës”.

Ai ka rikujtuar se Francës i është dashur gati një vit për të adoptuar euron, përderisa, “në veri të Kosovës kanë dashur të zbatojnë vendimin brenda 3 javëve”.

Escobar e ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për efektin që ka te komuniteti serb.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT