7.2 C
Mitrovice
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
spot_img

‘Erdhën me kaos, jetojnë vetëm në kaos’, Rukiqi i LDK për pretendimin e VV’së: 50 përqindshi është një iluzion optik

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka gjasa t’i marrë 50% të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë paraqitjes në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova.

Rukiqi tha se pretendimi për 50% është “iluzion optik” dhe se rezultati i vititt 2021 nuk mund të përsëritet, besa as për subjektet e tjera politike.

“500 mijë vota i ka provuar, por nuk i ka marrë. Nuk kthehet më 50%-shi, nuk kthehet më në Kosovë. Le ta harrojnë, është iluzion optik që mund të rikthehemi te viti 2021. Ai vit ka përfunduar. Është iluzion për secilin subjekt politik të mendojë se mund të përsëritet. Nuk janë më ato rrethana, nuk është më ai kontekst, as politik, as ekonomik, as shëndetësor, që ka qenë atëherë për shkak të pandemisë”, tha Rukiqi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT