Këngëtarja Era Istrefi dhe modelja Trejsi Sejdini kanë surprizuar fansat me një video të publikuar në Instastory, ku shfaqen duke vallëzuar së bashku nën ritmet e këngës së Erës, “Ama Do Love”.
Të dyja bukuroshet duken plot stil dhe energji, ndërsa atmosfera përvëluese e videos ka tërhequr vëmendjen menjëherë.
Mirëpo ajo që mori gjithë vëmendjen e kësaj videoje ishte një varse e Era Istrefit, në të cilën ishte i vendosur simboli i krishtërimit, kryqi.






