16.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Emocionuese: Hysni Gucati shkon në shtëpi dhe përqafon nipat e tij pas një kohe të gjatë

Ish-kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati është takuar sot me nipat e tij në shtëpi, derisa ka qenë për vizitë të shkurtë në Kosovë.

Hysni Gucati sot ka qenë në Kosovë, ku në Spitalin e Mitrovicës ka vizituar babain e tij të sëmurë.


Ai ka qenë i shoqëruar nga veturat zyrtare të EULEX’it.

Mirëpo Gucati është parë edhe në shtëpinë e tij sot, derisa është xhiruar duke u përqafuar edhe me nipat e tij.

Hysni Gucati bashkë me Nasim Hardinajn ishin arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë, e të njëjtit janë transferuar në objektin e paraburgimit në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës, më 25 dhe 26 shtator të këtij viti./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT