25.6 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Emisari special i Trumpit të enjten viziton Kosovën

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën.

Klan Kosova mëson se Grenell pritet të qëndrojë në Prishtinë të enjten, më 23 janar. Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetëror.

Njëkohësisht, edhe presidenti serb Aleksandar Vucic ka thënë sot se pret që i dërguari special i i Donald Trumpit ta vizitojë Beogradin në ditët në vijim.
Vucic e tha këtë pas takimit në Davos të Zvicrës me këshilltarin presidencial të Amerikës për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien, të cilit i, kërkoi një mirëkuptim më të madh të pozitës së Serbisë dhe e falënderoi atë që siç tha Vucic “ishte gjithnjë i gatshëm për të dëgjuar argumentet e palës serbe”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT