10 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Emërohet kryesuesi i bordit të KEK-ut dhe një anëtar

Qeveria e Kosovës përmes një mbledhjeje elektronike ka marrë vendim për emërimin e bordit të KEK-ut, ku Arton Mehmeti është emëruar kryesues bordi, ndërsa Skender Haziri anëtar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim: 1.1. Arton Ahmeti, Kryesues; 1.3. Skender Haziri, anëtar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Pos kësaj, në mbledhje janë miratuar edhe vendimet për shpronësimin e pronave që preken nga zgjerimi i rrugës nacionale Prizren-Prevallë dhe Doganaj-Shtërpcë.

“Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Prizren Prevallë. Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të​ cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë”, përfundon njoftimi i ZKM-së.

Kujtojmë se Kryeshefi i pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Nagip Krasniqi, gjendet në paraburgim që nga gushti i këtij viti.

Ai dyshohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetet zyrtar”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt të interesit”. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT