12.4 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Emërimi i zëvendësministrave të rinj, analisti i ashpër me Kurtin: Asnjë person normal në Evropë nuk sillet kështu kur i bie Qeveria

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për emërimin e disa zëvendësministrave pas shpërndarjes së Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se Kurti po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë më 28 prill.

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se asnjë person normal në Evropë nuk sillet kështu kur i bie qeveria.

“Shih ti “Albin Kurti emëron … zëvendësministër në Ministrinë e Financave”. Opa, mos u ndal Albin, mos lësho pe. Kurgjo ska ndodhë me 29 Prill 2026. Po duket që po të pëlqen me qeverisë pa parlament dhe pa asnjë kontroll. Tash po sillesh thuajse kurrgjë ska ndodhë. Asnjë person normal në Europë nuk sillet kështu kur shpërbëhet Kuvendi dhe bie qeveria. Ndoshta ti ke dëshirë me qeverisë si sundimtar, pa kontrolle, pa kurrgjë. Ndoshta për këtë arsye po e rrëzon Kuvendin qe dy herë, edhe pse i ke 42% e 51%.”, ka shkruar ai, duke shprehur dyshimet e tij se Kurtit më nuk po i pëlqen demokracia.

“Nuk po të pëlqen më demokracia, por do autokraci, me u vendosë vetëm ti. Nuk duhet me harru që Kosova nuk është Bjellorusi, as Serbi e Rusi… dhe as ti, edhe pse mundesh me pas dëshirë, nuk je një Enver Hoxha i ri. Turp, për besë, në çfarë gjendje keni ardhë, me u sjellë si sundimtarë e diktatorë, e jo me e respektu demokracinë dhe parimet europiane që i kemi kriju me shumë mund, me dekada, dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të SHBA-së dhe BE-së. Ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore që nuk ke me qenë gjatë më aty, se fundja njerëzit në këtë vend kanë luftu edhe kundër Milosheviqit kur është në pyetje liria dhe demokracia”, ka shkruara ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT