Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, tha se Kodi Civil do të dërgohet në Qeveri më 15 nëntor, në një status ku ofendon komunitetin LGBTI për shkak të nenit të këtij kodi që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit!
E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati!
Ju që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor.
Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po jua sjell në Qeveri më 30 dhjetor.
E për ju që jeni tu pritë me ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën e Vitit të Ri! ligjin po jua sjell në Qeveri më 31 dhjetor.
Qysh thojke edhe njani “Shyqyr që të kemi, Albin!””, ka përfunduar ai.
Rrahmani, i cili ishte deputet i Vetëvendosjes, ndau rrugët me këtë parti për shkak të mospajtimeve mbi këtë çështje.
Kodi Civil nuk kishte kaluar në Kuvendin e Kosovës për shkak të mospajtimeve midis deputetëve mbi këtë nen.




