20.7 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Elshani: Ne kërkuam që FSK të vinte në Ujman për ndihmë, policia ndodhej aty kur mërgimtari kërceu në ujë

Forca e Sigurisë së Kosovës ndodhet pas shumë vitesh në veriun e vendit, tek Liqeni i Ujmanit ku kanë ardhur për ta ndihmuar misionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të mërgimtarit Rrahim Latifi i cili nuk arriti të dalë nga Ujmani pasi u hodh aty të dielën në mesditë.

Në lidhje me të gjitha zhvillimet e sotme foli zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se ishte kërkesë e Policisë së Kosovës që FSK-ja të vie për asistencë.

“Procedura është e tillë që ne fillimisht vijmë në vend të ngjarjes, zakonisht ne qëllojmë të parët këtu pas qytetarëve dhe policët kanë qenë këtu në këtë parking kur ka ndodhë rasti. Ne i kemi kërku zhytësat që të vijnë, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, mandej nëpërmjet hierarkisë sonë komanduese, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë ne kërkojmë asistencë për zhytësa. Pastaj Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kërkon nga FSK-ja asistencën për zhytësa.”, tha Elshani për Mitropol.

“Kështuqë ka qenë kërkesë e PK-së që me ardhë këta njerëz këtu. Këta siç po i shihni tash janë këtu.”, tha mes tjerash ai.

Elshani mes tjerash tha se meqë FSK janë këtu bashkë me KFOR-in, nënkuptohet vetvetiu që kanë ardhur me lejen e tyre.

Zv.drejtori poashtu konfirmoi që Policia ka barkat e tyre që ndodhen aty me pajisjet adekuate dhe ndodhen bashkë me zhytësit dhe tash edhe me FSK-në.

“Ne kemi kërku gjatë gjithë kohës por s’ishim të suksesshëm për gjetjen e tij. Shpresojmë që të paktën tash bashkë me FSK-në të gjejmë trupin në mënyrë që familjarëve t’iu largohet të paktën gjysma e dhimbjes”, u shpreh Elshani në prononcimin e tij.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT