7.2 C
Mitrovice
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img

Elshani jep detaje në lidhje me rrëmbimin e qytetarit nga xhandarmëria serbe

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se rasti i raportuar për plagosjen dhe rrëmbimin e një qytetari serb në Leposaviq është ende nën verifikim. Ai tha se ende nuk dihet me siguri nëse ngjarja ka ndodhur në territorin e Kosovës apo në afërsi të kufirit me Serbinë.

Në një prononcim për emisionin Frontal në T7, Elshani sqaroi se hetimet janë në fazë të hershme dhe se nuk mund të jepen detaje derisa të përfundojnë procedurat e verifikimit.

“Duke marrë parasysh që tash është duke u zhvilluar një hetim, ne nuk mund të japim më shumë informacione, mirëpo nuk jemi shumë të sigurt a është në territorin tonë, a është në pikën zero, a është në territorin e Serbisë. Sepse është në atë zonë aty, sipas informacioneve që i kemi pranu. Policia është duke i zhvillu hetimet, kemi qenë atje, e kemi bërë shiqimin e vendit të ngjarjes, por më shumë nuk mund të flas sepse janë hetimet në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, tha ai.

“Nuk jemi të sigurt çfarë saktë ka ndodhë në atë vend”, ka shtuar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT