Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me emërimet familjare nga Lëvizja Vetëvendosje që po bëhen në Qeverinë Kurti 2.
Hoxha, përmes një postimi në Facebook përmendi Shkurte Aliun, e cila ishte kandidate për deputete në vitin 2017 dhe është motra e deputetit të kësaj Lëvizje, Luan Aliu.
“Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake – Qeveria Kurti 2”, shkroi Hoxha.
Postimi i saj:
‘’Shkurte Aliu – kandidate për deputete nga LVV në vitin 2017
Shkurte Aliu – motra e deputetit të LVV – Luan Aliu
Shkurte Aliu – u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministri Hajrulla Çeku – 2021
KAQ PËR KLITHMAT KUNDËR BORDEVE FAMILJARE E PARTIAKE – QEVERIA KURTI 2
PO NJËSOJ SI AJO KURTI 1.
NDRYSHIMI…!!! ???’’




