14.6 C
Mitrovice
E premte, 13 Mars, 2026

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa grupe, për të gjithë ata që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues të këtij mbështetje financiare.

Gjithashtu, janë kryer edhe pagesat e para për bursën e mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.

Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht përmes e-mailit të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.

Ministria apelon që për çdo paqartësi ose ankesa të kontaktohet në adresat elektronike përkatëse:

Për shtesën prej 100 eurove studentët mund të shkruajnë në: [email protected].

Për bursën e mobilitetit kontaktet të bëhen në: [email protected].

TË FUNDIT

TË FUNDIT