22.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ekzekutohen 1 milion euro për Trepçën

Eshtë ekzekutuar ndihma financiare për Trepçën me vlerë prej 1 milion eurosh, shkruan mitrovicasot.net

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Ekonomisë dhe ambientit, Blerim Kuçi. Por, ai ka bërë të ditur se këto para do të ndahen gjatë javës tjetër.

“Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara”

Postimi i tij i plotë:

Ekzekutohet ndihma financiare për Trepçën

Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.

Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh.

Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash pasi ekziston një sistem më i ndërlikuar për transferim të mjeteve financiare.

Ndryshe, mbrëmë afro 70 minatorë u ngujuan në minierën e Trepçës si shprehje e pakënaqësisë për mosdalje të pagave të tyre dhe kanë bërë të ditur se nuk do të dalin nga aty derisa t’u lëshohen ato.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT