5.1 C
Mitrovice
E hënë, 30 Mars, 2026

Ekspozita për masakrat, Kandiq: Mosdije e plotë, në Dubravë e në vende tjera kanë ndodhur gjëra të tmerrshme

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, ka folur lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ka ka shkaktuar indinjatë të madhe publike për shtrembërim historie.

Ajo theksoi rëndësinë e paraqitjes së fakteve të verifikueshme dhe të bazuara në dëshmi të sakta.

“Është shumë e rëndësishme të zbulohen të dhëna të cilat janë me të vërtetë të verifikueshme dhe të cilat dëshmojnë njohurinë se çka nënkupton i burgosur, çka nënkupton kur është i privuar nga liria, çka nënkupton kur në një databazë, në një listë është i përmendur si të ishte ushtar”, tha ajo në Klan Kosova.

Kandiq u shpreh kritike ndaj mënyrës së realizimit të ekspozitës, duke theksuar se sipas saj mungon një qasje profesionale në prezantimin e materialeve.

“Ajo çfarë kam parë unë në atë ekspozitë, jo vetëm kur flasim për Dubravën, por edhe për rastet e tjera, ku ekziston një mosdije e plotë se si të bëhet një ekspozitë, pra të mos përqëndrohet në emra, por vetëm në numra. Në nivel elementar mund të vërehet se diçka e tillë është padije, pandjesi të vendoset që në burgun e Dubravës janë vrarë 48 persona të armatosur”.

“Pastaj pse të bëhet një ekspozitë nëse nuk shihet se si personat kanë pësuar, kush është përgjegjës aty, sepse në Dubravë edhe në vende të ndryshme kanë ndodhur gjëra të tmerrshme”, tha ajo.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka intervistuar sot Shkëlzen Gashin, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, dhe i është bastisur banesa.

Intervistimi i Gashit u bë pas hetimeve që ka nisur kjo Prokurori lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ku Gashi është autor i kësaj ekspozitë me pasaktësi për masakrat gjatë luftës në Kosovë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT