Ekspertja e mediave, Flutura Kusari, përmes një shkrimi në facebook e ka komentuar raportin e nxjerrur nga komiteti AFET rreth rolit të lajmeve të rreme.
Lidhur me këtë raport, ekspertja Kusari ka thënë se autorët paskan bë llaf e muhabet.
Sipas saj, asgjë negativisht nuk qenka shkruar për Kosovën. Ndërkohë për Shqipërinë është shkruar keq dhe pa argumente.
“Në këtë raportin e porositur nga komitetit AFET, kurgjo nuk qenka e dobët pjesa për Kosovën, çka qenka e shkruar keq dhe e paargumentuar pjesa për Shqipërinë. Qysh thojmë na, autorët pasken bo llaf e muhabet”, ka thënë Kusari.
Madje në këtë raport qesharak flitet edhe për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin gjatë kohës së zgjedhjeve dhe pas tyre.
Në këtë raport thuhet se njerëzit e afërt me ish-kryeministrin Kurti, kanë manipuluar mediat shtetërore për të shpërndarë lajme të rreme; kinse Vjosa Osmani është agjente ruse, shkruan Express.
“Pasiguria gjeopolitike krijon mundësi që ‘aktorët’ vendas të përhapin dezinformim poashtu. Kosova është një rast kyç në këtë drejtim. Për shembull, ‘aktorët’ vendas të përfshirë në qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti besohet se kanë manipuluar mediat shtetërore për të shpërndarë lajme të rreme duke akuzuar Vjosa Osmanin, një kandidate e opozitës për kryeministre në zgjedhjet parlamentare 2019, si agjente ruse – një akuzë e dëmshme në një vend me një konsensus të fortë pro-NATO-s.
Në të vërtetë, politikanët e zakonshëm në Kosovë kirjojnë përshtypje të gabuara në publik si rezultat i gazetarëve që shpërndajnë dezinformata”, thuhet në këtë raport./Express