19.4 C
Mitrovice
E diel, 11 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Eksperti kosovar jep shpjegime: Kështu vërehet se një para është e falsifikuar

Milazim Tahirukaj, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Fornezikë ka treguar se ka një trend rritës të qarkullimit të parave të falsifikuara në vend.

Ai në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM, ka folur edhe për përbërjen e monedhave dhe kartëmonedhave, derisa ka treguar se si është më së lehti të vërtetohet se si një para është e falsifikuar.


“Kartëmonedha është e ndërtuar me tiparet e saj siguruese, si brumë është 98 përqind e lagshtë. Ka ka shenja ujore, fijet sintetike dhe perin e sigurisë. Në dritë transmetuese vërehet shenja ujore dhe peri i sigurisë. Tek to është edhe pjesa integro, apo pjesa gërvishtëse. Këto janë tiparet e parasë origjinale”, ka thënë Tahirukaj, duke treguar se nëse ndonjëri prej këtyre tipareve i mungon një kartmonedhe, atëherë ajo nuk është origjinale.

“Tek monedhat e metalta, ato origjinale kanë veti magnetike. Monedhat falso nuk kanë veti magnetike”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT