Serbia, në kufirin me Kosovën, në Merdare, nuk po lejon kamionët të dalin në Serbi, që të shfrytëzohet si tranzim për t’u furnizuar me mallra ushqimore.
Për këtë u ka kërkuar që me një shkresë të iu drejtohen disa institucioneve në Mitrovicën e Veriut.
Gazeta inFokus, ka biseduar me pronarin e një komanie, Albatros Group, Mervan Jusufin, të cilit iu ndalën 6 kamionë në kufi.
“Nuk po e dimë as vet na i kanë kthy 6 automjete që janë kanë edhe me targa të Shqipërisë edhe Kosovës, 4 i drejtuam për Shqipëri, bëjmë transport ndërkombëtar i kemi nise me anije, këtu në kufi na thanë me ju drejtu me shkresë një zyre në siç thanë Mitrovicën për Kosovë e Metohi, e ata na drejtojnë neve dikun ne Beograd a sdi e masanej kqyrmi, nuk po dimë as çka bëhet fjale as çfare dokumenti”, ka thënë për inFokus, Jusufi.
Ndërsa shton që këso telashe nuk kanë pasur më herët dhe se tash kanë njoftuar edhe autoritetet në Kosvoë.
“Na jemi Albatros, kompani transport ndërkombëtar i mallrave, pronar jam unë, bëjmë transport ndërkombëtar, kur e ndalem transportin na kanë thënë mos me u ndal, për shkak që me ardhë mallrat, atëherë u kanë edhe taksa e Serbisë, e prej Evropës jemi furnizu e tash jemi kanë tu kalu tranzit nëpër serbi, nuk na lejunë, e tash menaxheri i logjistikës, ka kontaktu me Beogradin e ja kanë dhanë nje email Dejanit të Mitrovicës së Veriut, është hera e parë, që ndodhë, e rastet tjera ka ndryshe, psh në dokumenta, ka kompani të ndryshme Belgjikë, Francë, itali e ne dokumente shkruan Republika e Kosovës e ne Serbi ka telashe te mëdha”.
“Kemi fol tash me ministrinë e Transportit na kanë thënë me ju drejtu zyrtarisht me email”, ka thënë Jusufi.