Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, bashkë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën, pritet të qëndrojnë njëkohësisht për vizitë zyrtare në Kosovë.
Burimet e Gazetës Online ‘Reporteri.net’ tregojnë se Palmer dhe Lajçak, në këtë vizitë të përbashkët në Prishtinë, pritet që gjatë të hënës të takojnë Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani.
Derisa takime pritet të kenë edhe me krerët e institucioneve tjera.
Kjo vizitë e paparalajmëruar e Palmer dhe Lajcak në Prishtinë, pritet të ndodhë pak para rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, që ndonëse nuk ka datë zyrtare pritet që të rinisë pas pak javësh, në qershor të këtij viti. /Reporteri.net/.



