Partia Demokratike e Kosovës, ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë së partisë.
Mbledhja ka filluar në ora 22:00, teksa në zyre ka arritur edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
“Po kemi një mbledhje të kryesisë”, ka thënë shkurt Bytyçi.
Ai nuk ka dashur që të jap hollësi tjera për shkaktarin e kësaj mbledhje në këtë orë të vonë të natës.
Gazeta Blic, ka kontaktuar me deputeten e kësaj partie, Blerta Deliu, e cila ka thënë që të kontaktohet pak më vonë, për shkak se është e zënë.
“Flasim më vonë, se jam e zënë”, i ka thënë shkurt Gazetës Blic, deputetja Blerta Deliu.
Gazeta Blic, ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë tjerë të lartë të PDK-së, por që shumica prej tyre i kanë pasur telefonat e fikur.
Gazeta Blic do ju mbajë të informuar mbi ecurinë e mbledhjes dhe arsyen e thirrjes së saj.