Edon Zhegrova po shkëlqen këtë sezon te skuadra e Lille.
Ylli kosovar me paraqitjet e tij fantastik është shndrruar në një lider te skuadra franceze, shkruan IndeksOnline.
Faqja zyrtare e Ligës së Kampioneve ka publikuar tre futbollistët që kanë bërë më së shumti driblime këtë sezon, në katër ndeshjet e para.
Edon Zhegrova renditet në vendin e dytë, me 31 driblime, tre më pak se Vinicius Jr, ndërsa i treti është Savinho i Manchester Cityt, me 28 driblime.
25-vjeçari ishte më mëritori që Lille shënoi fitore ndaj Real Madridit, duke u shpallur lojtari i ndeshjes, derisa shkëlqeue edhe në fitoren ndaj Atletiko Madridtit dhe barazimin ndaj Juventusit ku bëri edhe asist./IndeksOnline/