7.2 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Edhe “Trepçës” i bllokohen llogaritë bankare

Pas Telekomit, edhe Ndërmarrjes tjetër publike “Trepça” ju janë bllokuar llogaritë bankare, transmeton Gazeta Metro.

Bllokimi i llogarive bankare ndaj “Trepçës” ka ardhur pasi bëhet fjalë për borxhe që kjo ndërmarrje ka ndaj disa furnitorëve.

Bëhet fjalë për një borxh rreth 7 mijë euro që “Trepça” ju ka furnitorëve.

Lajmin për “Kohën” e ka konfirmuar edhe Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Hysen Vrajolli, i cili ka thënë se pritet që për disa ditë të paguajë këtë borxh dhe të zhbllokohen llogaritë.

Qeveria Hoti ditë ma parë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të Trepçës me person që lidhen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, aty janë emëruar Sylejman Hyseni kryesues, kurse anëtarë Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe Safet Sadiku.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT