21.7 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Edhe sot reshje bore në Kosovë, këto janë temperaturat

Edhe mëngjesi i sotëm ka zbardhur me reshje të borës të cilat parashihet të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Moti do të jetë i vranët edhe sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura. Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT