Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.
“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Lajmi.net/



