20.6 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Edhe njëherë ma prish orën qishtu”, mësimdhënësi rrah nxënësit shuplaka në Gjilan!

Mësimdhënësi, Edison Sabedini, në shkollën fillore “Sadulla Brestovci” në Gjilan në orët e para të mësimit të martën ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij.

Sabedini, mësimdhënës i Biologjisë, i ulur në karriken e tij ka rrahur me radhë djemtë e klasës, nxënësit e tij.


IndeksOnline ka siguruar pamje nga momenti i ushtrimit të dhunës ndaj nxënësve ku mësimdhënësi dëgjohet duke thënë “ edhe njëherë ma prish orën qishtu” dhe i bie shuplakë në fytyrë një nxënësi ku nga fuqia e dorës së mësimdhënësit ai desh rrëzohet.

Dyshohet se kjo rrahje erdhi si pasojë që nxënësit e ingjizuan mënsimdhënësin në orë mësimore./IndeksOnline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT