22 C
Mitrovice
E hënë, 1 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Edhe një ndërhyrje e rrallë kirurgjike në Spitalin e Mitrovicës përfundon me sukses

Në Spitalin e Mitrovicës, “Dr. Sami Haxhibeqiri”, është kryer edhe një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, shkruan Mitrovica SOT

Spitali njoftoi se ndërhyrja është kryer në Repartin e Urologjisë, ku një pacienti i janë larguar gurë të mëdhenj nga sistemi urinar.

“​Pacienti B.S., 54 vjeç, iu nënshtrua një operacioni gjatë të cilit u larguan tre gurë me përmasa të konsiderueshme: një gur nga fshikëza urinare me madhësi rreth 7.5 centimetra, një gur nga ureteri me madhësi rreth 4 centimetra dhe një gur nga veshka me madhësi prej 1.5 deri në 2 centimetra.”

Postimi:

TË FUNDIT

TË FUNDIT