Kosovarja Erza Muminoviq ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Botëror.
Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë.
Ajo në luftën për të bronztën mposhti Ariana Toro Soler të Spanjës, në kategorinë deri 52 kilogramë.
Në përgjithësi, xhudistja jonë fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.
Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale, por që u rikthye furishëm më pas duke fituar luftën për medaljen e bronztë duke i sjellur një tjetër medalje shtetit të Kosovës




