23.4 C
Mitrovice
E martë, 5 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Edhe muezini i xhamisë së Shipolit merr rrugën e migrimit

Hoxha i xhamisë së lagjes Shipol në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka njoftuar se edhe muezini i kësaj xhamie, Artani, është larguar nga vendi, duke ndjekur rrugën e emigrimit.

Në një reagim emocional të ndarë me besimtarët, hoxha Latifaj ka theksuar se mungesa e Artanit ndjehet thellë në jetën shpirtërore të xhamisë dhe komunitetit.

Emigrimi, në heshtje, po na e merr edhe muezinin tonë të dashur, Artanin. Mungesa e tij flet më shumë se një mijë fjalë. Zëri i ëmbël që dikur kumbonte nga minarja, që zgjonte shpirtin për lutje, sot na mungon”, ka deklaruar imami Latifaj.

Sipas tij, largimi i Artanit nuk është thjesht një mungesë tingulli, por një boshllëk në zemrat e besimtarëve, i cili nuk po mund të zëvendësohet as me kalimin e kohës.

Hoxha i xhamisë së lagjes Shipol në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka njoftuar se edhe muezini i kësaj xhamie, Artani, është larguar nga vendi, duke ndjekur rrugën e emigrimit.

Në një reagim emocional të ndarë me besimtarët, hoxha Latifaj ka theksuar se mungesa e Artanit ndjehet thellë në jetën shpirtërore të xhamisë dhe komunitetit.

“Emigrimi, në heshtje, po na e merr edhe muezinin tonë të dashur, Artanin. Mungesa e tij flet më shumë se një mijë fjalë. Zëri i ëmbël që dikur kumbonte nga minarja, që zgjonte shpirtin për lutje, sot na mungon”, ka deklaruar imami Latifaj.

Sipas tij, largimi i Artanit nuk është thjesht një mungesë tingulli, por një boshllëk në zemrat e besimtarëve, i cili nuk po mund të zëvendësohet as me kalimin e kohës.

Postimi i plotë:

Emigrimi heshtur po na e merr edhe Muezinin tonë të dashur,Artanin!
Mungesa jote flet më shumë se 1000 fjalë.
Mungesa e zërit të ëmbël që dikur kumbonte nga minarja, zëri i Muezzinit që zgjonte shpirtin për lutje (namaz) – sot na mungon.
Nuk është thjesht një mungesë tingulli, është një mungesë zemre, një boshllëk që as koha nuk po e mbush dot.
Kur mërgimi na i merr më të mirët – jo vetëm njerëzit e dashur, por edhe ata që ishin dritë në errësirën tonë, ata që ishin urtësia e heshtur në këshillat e tyre dhe urtesia e Zotit në thirrjen e tyre – atëherë vatanit i mungon më shumë se një qytetar.
I mungon një shtyllë.
Shoqëria pa këta njerëz, është si një pemë pa rrënjë – që rritet pa forcë, që thyhet në çdo stuhi.
Mërgimi nuk është vetëm largësi fizike është një ndarje nga zëri që na ushqente shpirtin.
E kur njeriu largohet nga vendi i tij, nga xhamia e tij, nga shoqëria që e ndërtonte bashkë me të tjerët – nuk mungon vetëm ai.
Mungon gjithçka që ai përfaqësonte: morali, dija, udhëzimi, qetësia.
E ne që mbetëm, e ndiejmë mungesën si një plagë që nuk gjakos, por therrë çdo ditë. E kuptojmë sa e rëndësishme është fjala e mirë, thirrja për namaz, shembulli i mirë.
E ndoshta tani më shumë se kurrë, e ndiejmë se mungesa e të dobishmëve është si mungesa e dritës në një dhomë të errët – e ndiejmë gjithandej.
Në këtë kohë të zhurmshme, mungesa e tyre është zëri më i qartë që dëgjojmë.
AMANETI që udhëton me ne
Me vete kemi amanetin e të parëve tanë – një barrë e shenjtë që s’na rëndon, por na ngrit.
Paqen e tyre, selamin e shpirtit dhe lutjet e zemrës së tyre i mbajmë në çdo hap që hedhim larg vatanit.
Janë ata që na lanë pas jo vetëm kujtime, por edhe një porosi të përjetshme:
Respektoni vendin ku do që shkoni, ruani nderin tuaj, dhe jini pasqyra më e bukur e kulturës tuaj.
Se nuk jeni vetëm mërgimtarë – jeni bijë të një kombi që e çmon dijen, besimin, nderin e fjalës dhe të sjelljes. Aty ku jeni, të mos jeni vetëm banorë, por dritë në rrugë, shembull në sjellje, urë në komunikim, dhe zë i arsyes. Le ta njoh bota se kush jemi – një popull me kulturë të lartë, me besim të thellë dhe me shpirt të pastër.
Sepse mërgimi nuk na zhvesh nga rrënjët tona – përkundrazi, na i bën ato më të dukshme.
Në një vend të huaj, shqiptari i vërtetë ndriçon me mirësinë, me punën e ndershme, me fjalën e urtë, me edukatën familjare dhe me krenarinë që nuk diskriminon por që nderon.
Dhe kështu, ndërsa ecim në rrugët e botës, amaneti i të parëve është gjallë në ne:
Mos e harro kush je. Mbaje besën. Mos e ul kokën, por as mos e ngrit me mendjemadhësi. Nderoje vendin tënd, që ta nderojë edhe bota.
Në mungesë të zërit të Muezzinit, le të bëhet zëri ynë thirrje e paqes.
Në mungesë të të diturve në vatër,
le të bëhemi ne pasqyrë e tyre në vend të huaj.
Në vend të zhurmës, të sjellim qetësinë e kulturës sonë.
Në vend të harresës, të mbajmë gjallë kujtimin, besën, dhe vlerat që na bëjnë të qëndrojmë drejt, kudo që të jemi.
Sepse ne jemi bijët e Shqiptarisë, amaneti nuk harrohet, nuk shuhet – ai jetohet dhe respektohet.
ZOTI e ruajt mergatën tonë ku do qofshin ata!
Amin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT