1.3 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Edhe media e Tajvanit shkruan për kthimin e Thaçit në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është rikthyer dje nga Haga në Kosovës pas intervistimit nga Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Pritja e Thaçit në Kosovë u bë në mënyrë të veçantë në kufirin me Shqipërinë, ku qindra qytetarë kishin dalur ta presin nën moton “Mirë se vjen President” dhe “Të gjithë në pritje të heroit dhe paqes”.

E kjo pritje bëri jehonë të madhe edhe tek mediet ndërkombëtare, ku kanë shkuar për pritjen e Thaçit nga qytetarët dhe e kanë cilësuar si madhështore. E natyrisht duke parë interesimin e madh, pritja e Thaçit ka bërë jehonë edhe në gazetën e shtetit të Tajvanit.

“Tajvan News” ka marrë lajmin e “AP” për pritjen e Thaçit dhe ka shkruar për kthimin e tij në Kosovë. Kujtojmë se Tajvani ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka probleme që disa vite me Kinën njëjtë sikurse Kosova me Serbinë.//gazetametro.net

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT